Blogu

08.09.2026

Si të hapni dyqan në BuyLori

Nuk ju duhet faqe interneti, as integrim pagese, as ekip IT. Ju duhet një biznes i regjistruar dhe produkte për të shitur.

Çfarë ju duhet për aplikim: emri tregtar, numri i biznesit (NUI), qyteti, një numër telefoni që e përgjigjeni, dhe IBAN-i ku doni t'ju vijnë paratë.

Aplikimi shqyrtohet nga ekipi ynë. Nëse të dhënat janë të plota, dyqani hapet zakonisht brenda një dite pune. Merrni një email kur aprovohet.

Pastaj shtoni produktet. Një nga një nga paneli, ose të gjitha njëherësh me një skedar CSV nëse keni listë të gatshme. Për çdo produkt duhen: titulli, kategoria, çmimi dhe stoku. Fotoja e mirë shet — përdorni foto tuajat, jo të marra nga interneti.

Kur vjen një porosi, ju njoftojmë me email. E përgatitni pakon, e dorëzoni te transportuesi dhe shënoni numrin e gjurmimit në panel. Klienti e sheh menjëherë.

Për paratë: mbajmë një komision mbi vlerën e produkteve të shitura — norma juaj shkruhet në panel. Nuk ka tarifë listimi dhe as abonim mujor. Nëse nuk shitni, nuk paguani.

Pagesat ju vijnë në IBAN-in e regjistruar, pasi porosia të përfundojë dhe të kalojë afati i kthimit.